Lajme
Shqetësime sigurie, WhatsApp mund t’ ju monitorojë edhe kur jeni në gjumë?
Megjithatë, kjo mund të jetë vetëm një gabim teknik dhe mund të korrigjohet
Monitorohemi edhe kur jemi në gjumë, konstatimi i fundit i Elon Musk për Whatsapp-in do t’ju fusë të gjithëve në dyshime.
Që prej përditësimit të fundit, Whatsapp, platforma më e përdorur e rrjeteve sociale, gjendet përballë akuzave të forta për shkeljen e privatësisë së përdoruesve. Ky lajm qarkullioi edhe përgjatë muajit prill, pasi shumë njerëz ishin konfuzë sa u përket ndryshimeve për nivelin e sigurisë së aplikacionit. Kësaj here, një “tweet” është bërë viral në mediat sociale, ku një specialist IT-je ka ngritur shqetësimin se “Whatsapp” dëgjon çdo bisedë ndonëse telefoni nuk është duke u përdorur. Specialisti quhet Foad Dabiri dhe punon si inxhinier në platformën “Twitter”.
Ai ka postuar një foto ku tregon provat se mikrofoni i aplikacioni vazhdon të qëndrojë aktiv, pavarësisht faktit se ai ishte në gjumë.
Në foto ai komentoi: “WhatsApp ka përdorur mikrofonin në sfond, ndërkohë unë kam qenë në gjumë. Unë jam zgjuar në 6 të mëngjesit (dhe kjo është vetëm një pjesë e afatit kohor) Çfarë është duke ndodhur?”
Pas tij, ka qenë vetë CEO-ja i “Twitter” dhe miliarderi Elon Musk, i cili ka ripostuar foton e Dabirit dhe ka komentuar:
“Whatsapp-it nuk mund t’i besohet”.
Duke qenë se këto postime fituan shumë popullaritet dhe nisën të diskutohen nga të gjithë, ka qenë vetë platforma “Whatsapp”, e cila u është përgjigjur akuzave duke shpjeguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
“Gjatë 24 orëve të fundit ne kemi qenë në kontakt me një inxhinier të Twitter-it, i cili postoi rreth një problemi me telefonin e tij Pixel dhe WhatsApp. Ne besojmë se ky është një gabim i telefonit të tij Android që nuk tregon informacionet e sakta në panelin e tyre të privatësisë. I kemi kërkuar Google-it që të hetojë dhe të korrigjojë këtë problem. Përdoruesit kanë kontroll të plotë mbi cilësimet e mikrofonit. Pasi i jepet leja, WhatsApp-i e përdor mikrofonin vetëm kur një përdorues është duke bërë një telefonatë, duke regjistruar një mesazh zanor ose video.
Madje edhe atëherë, këto komunikime janë të mbrojtura nga fillimi deri në fund, kështu që WhatsApp nuk mund t’i dëgjojë ato”, deklaroi skuadra e aplikacionit në një postim zyrtar.
E-Diaspora
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar
Jeta në Austri
-
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës Baden, Austri: SHKA “17 Shkurti” feston Pavarësinë me koncert festiv më 21 shkurt... -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010













