Sport
Shpëtim Shala bokson kundër suedezit Erik Skoglund
Boksieri pejan i cili banon në Vjenë të Austrisë tashmë gjendet në Suedi, ku para meçit, atje është takuar edhe me bashkatdhetarët tanë në Suedi të cilët i kanë shprehur mbështetje
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë nga dita kur boksieri shqiptar Shpëtim Shala do të ngjitet në ring për t’u përballur me boksierin suedez Erik Skoglund. Meçi ndërmjet dy boksierëve do të zhvillohet të premten, më 9 dhjetor në Nykoping të Suedisë, në vendbanimin e Skoglund dhe është i vlefshëm për titullin WBO International.
Boksieri pejan i cili banon në Vjenë të Austrisë tashmë gjendet në Suedi, ku para meçit, atje është takuar edhe me bashkatdhetarët tanë në Suedi të cilët i kanë shprehur mbështetje.
“Sot e patëm në program një stërvitje të lehtë para mediave, e vizituam Arenen Rosvala ku do të boksoj të premten si dhe i takova disa bashkatdhetarë që jetojnë në Nyköping të cilët i falënderoj për mirëpritjen”, ka thënë boksieri Shala, raporton “albinfo.ch”.
Boksieri suedez njihet për boksin e tij mjaftë cilësor. Ai ka 25 fitore në boksin profesionist, po aq sa ka edhe meçe të zhvilluara, ndërsa Shala prej 23 ndeshjeve ka një humbje dhe një barazim si dhe 21 fitore.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











