Sport
‘Shpërthejnë’ komentet kundër yjeve të Zvicrës
Tifozët kanë ‘shpërthyer’ në “Facebook” kundër tyre, duke i quajtur tradhtarë dhe duke i ofenduar në mënyra të ndryshme
Tifozët kosovarë kanë pritur me interesim të madh shpalljen e listës së Zvicrës për ndeshjen ndaj Portugalisë. Në këtë listë u konfirmua se Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj do të luajnë, duke shuar shpresat se ata do t’i bashkohen Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri nuk do të luajë për shkak të lëndimit, por gjasat që t’i bashkohet Kosovës janë shumë minimale. Këtu përfundoi edhe ëndrra e tifozëve kosovarë që në ekip t’i kenë yjet shqiptarë.
Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Sinan Bytyqi, Amir Rrahmani, Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Ardijan Ismajli vendosën t’i bashkohen Kosovës, por jo yjet shqiptarë.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklaratë të futbollistëve shqiptare, por reagimet në rrjetet sociale ishin të mëdha. Ata kanë ‘shpërthyer’ në “Facebook” kundër tyre, duke i quajtur tradhtarë dhe duke i ofenduar në mënyra të ndryshme.
Tifozë, analistë e gazetarë nuk kanë ngurruar të shkruajnë për këtë çështje të ndjeshme. “Jeni dhe gjithmonë do të mbeteni tradhtarë”, ka shkruar një tifoz. “Si mund të refuzoni vendin e juaj”, ka shkruar një tjetër. “Kosova kishte nevojë për ju. E ju ia kthyet shpinën”, shton një tjetër.
Reagimet janë të ndryshme, por në Kosovë shumica ishin kundër zgjedhjes së tyre. Tashmë yjet shqiptarë të Zvicrës vështirë se do të gëzojnë respektin në Kosovë siç e kishin më herët. Megjithatë, opinioni në Kosovë duhet të bëjë pak përpjekje për të kuptuar situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhen djelmoshat: të lindur e rritur në Zvicër, ata të gjithë ngritjen e tyre si futbollistë ia detyrojnë Zvicrës. Në këtë kuptim, edhe përcaktimi i tyre për ose kundër Kosovës nuk është kaq i thjeshtë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









