Lajme
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
Më 17 maj 2025 u zhvillua me sukses Simpoziumi i Dytë i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Austri (SHMSHA), duke shënuar një tjetër ngjarje të rëndësishme për komunitetin e mjekëve shqiptarë në këtë shtet, shkruan albinfo.ch.
Ngjarja, e cila u karakterizua nga një atmosferë profesionale dhe shoqërore, mblodhi së bashku profesionistë të shëndetësisë nga mbarë Austria dhe më gjerë, për të ndarë përvoja, zhvillime të reja shkencore dhe për të forcuar rrjetëzimin mes anëtarëve të komunitetit mjekësor shqiptar.
Në emër të SHMSHA-së, organizatorët shprehën falënderim të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit në këtë simpozium. Një mirënjohje e veçantë iu dedikua Univ. Priv. Doz. Dr. med. univ. Emir Haxhijës për angazhimin e tij të palodhshëm dhe përkushtimin e vazhdueshëm, jo vetëm në organizimin e të dy simpoziumeve, por edhe për rolin e tij të pazëvendësueshëm që nga themelimi i shoqatës. Kontributi i Dr. Haxhijës u vlerësua si vendimtar për ngritjen e shoqatës në këtë nivel profesional dhe institucional, shkruan albinfo.ch.
Në kuadër të simpoziumit u mbajt gjithashtu Kuvendi i Shoqatës, gjatë të cilit u zgjodh edhe kryesia e re, që do të udhëheqë SHMSHA-në në mandatin e ardhshëm:
Kryesia e re e SHMSHA-së përbëhet nga:
- Univ. Priv. Doz. Dr. med. dent. Lumnije Kqiku-Biblekaj – Kryetare
- Dr. med. univ. Bujar Neziri – Nënkryetar
- Dr. med. univ. Arben Susuri – Sekretar
- OA Dr. med. univ. Mimoza Shema-Kastrati – Zëvendëssekretare
- Dr. med. univ. Rina Demjaha – Arkëtare
- Prim. Dr. med. univ. Faton Gorani – Anëtar
- OA Dr. med. univ. Pranvera Bimbashi – Anëtare
- Mag. pharm. Bajram Tershani – Anëtar
- Dr. med. univ. Olgers Avllazagaj – Anëtar
- Dr. med. univ. Sara Kuleta-Plakolli – Anëtare
Organizatorët theksuan se me këtë strukturë të re udhëheqëse, SHMSHA synon të vazhdojë rrugëtimin drejt avancimit profesional, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të vlerave të komunitetit mjekësor shqiptar në Austri, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












