E-Diaspora

Shoqata Austriake – Kosovare u jep mbështetje projekteve në QKUK

Në një takim me drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj, ekspertë nga fusha e mjekësisë klinike dhe sistemi informativ shëndetësor në Austri prezantuan interesin e tyre për ta njohur nga më afër gjendjen ekzistuese në shëndetësinë kosovare dhe u diskutuan mundësitë për të bashkëpunuar përmes projekteve të ndryshme me interes për palën kosovare.

Sipas një komunikate për media, vizita ishte në kuadër të vizitës së 25 ekspertëve austriakë në Kosovë nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe mjekësinë, e organizuar nga Shoqata Austriake- Kosovare.

Albinfo.ch