E-Diaspora
Shkrepjet e tij promovojnë trashëgiminë kulturore
Dëfrim Mullaxhela: “Natyra dhe objektet janë preferencat e mia. Këtu në Cyrih, kisha e njohur Grossmunster është një objekt i vjetër, i veçantë, të cilin rastis ta fotografoj shumë shpesh”
Fotografia është një art i bukur që zihet nga syri vëzhgues. E kur trendi për fotografi vazhdimisht rritet, ajo çka i dallon fotografët mes vete është pasioni që kanë ndaj këtij arti.
Pasioni për të fotografuar objekte të trashëgimisë kulturore, kishte lindur vite më parë tek fotografi me prejardhje nga Gjakova, Dëfrim Mullaxhela. Ndonëse nuk e kishte profesion fotografinë, ai gjente vazhdimisht kohë për të.
“Pasionin për fotografinë e kisha qysh i vogël. Në Gjakovë fillova të merrem me fotografinë si hobi, të cilin e shijoja, sidomos pasi përfundova shkollën e mesme. Edhe pse isha me punë qysh nga ajo moshë, derisa kthehesha në shtëpi, gjeja kohë të bëja foto të objekteve të trashëgimisë kulturore në qytetin tim të lindjes. Dhe ato i bëja gjithmonë me telefon”, tregon Dëfrim Mullaxhela për Albinfo.ch.
Fotografi Mullaxhela, ka 5 vite që jeton në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih. Edhe këtu ai vazhdon të merret me fotografinë si hobi, ndërsa inspirimin e gjen edhe tek personi i tij më i afërt.
“Pasioni i gruas sime më inspiron shpesh. Ajo e njeh Cyrihun nga shumë pikëvështrime dhe më jep ide për lokacionet e denja për syrin e kamerës. Natyra dhe objektet janë preferencat e mia. Këtu në Cyrih, kisha e njohur Grossmunster është për shembull një objekt i vjetër, i veçantë, të cilin rastis ta fotografoj shumë shpesh. Ka shumë detaje të bukura në objekte të tilla, të cilat fotografia mund t’i qesë në pah, nëse realizohet mjeshtërisht”.
Përveç natyrës dhe objekteve, fotografi shqiptar në Zvicër, tregon se i pëlqen të kapë me syrin e kamerës edhe momente të gëzueshme mes njerëzish. Ndërkohë, atë e emocionon çasti i shkrepjes së fotografisë.
“Shkrepja e fotografisë mua më sjell një emocion të papërshkrueshëm. Nganjëherë ndodh që shkrepja të jetë aq e mirë, sa të mos ketë nevojë për një editim shumë special.”
Momentalisht, fotografi Mullaxhela, nuk ka ndonjë bashkëpunim me kompani apo individë të tjerë sa i përket fotografisë, por është i hapur për këto mundësi. Ndërkohë, ai tregon se ka shumë kërkesa nga të tjerët për t’i përdorur dhe shpërndarë fotografitë e realizuara nga ai.
“Kërkesat më së shumti më vijnë nga faqe që promovojnë bukuritë dhe trashëgiminë kulturore të Cyrihut. Ata vazhdimisht ndjekin aktivitetin tim në rrjete sociale dhe i promovojnë fotografitë e mia.
Një ndër planet e tij për të ardhmen është një ekspozitë me fotografi të shtypura. Ndërsa, aktualisht koleksionet e tij fotografike, i ekspozon vetëm virtualisht në rrjete sociale. Këto koleksione me fotografi mund t’i shikoni në blogun e tij, në rrjetin social Instagram, @defrimmullaxhelaphotografy.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
















