Lajme
11 të vdekur nga shirat në Itali
Kryeministri italian, Mario Draghi, vizitoi rajonin e goditur nga stuhia Marche, duke i quajtur përmbytjet vdekjeprurëse një “katastrofë” dhe duke premtuar mbështetje për zonat e prekura.

Në 11 ka arritur numri i të vdekurve nga shirat shkatërrues dhe përmbytjet në Itali, teksa dy persona raportohen të zhdukur, sipas prefekturës së kryeqytetit rajonal, Ankonës.
Kryeministri italian, Mario Draghi, vizitoi rajonin e goditur nga stuhia Marche, duke i quajtur përmbytjet vdekjeprurëse një “katastrofë” dhe duke premtuar mbështetje për zonat e prekura.
Presidenti i Rajonit, Francesco Acquaroli, i ka kërkuar qeverisë së Romës të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa qeveria të japë ndihmë urgjente prej 5 milionë eurosh, përcjell Albinfo.ch.
Pas thatësirës dhe nxehtësisë ekstreme të pranverës dhe verës, Italia së fundmi u godit nga stuhi të forta. Por situata aktuale në Marche, në bregdetin e Adriatikut, ka qenë më e keqja.
Papa Françesku komentoi fatkeqësinë në një intervistë për gazetën dhe u bëri thirrje politikanëve që të shqyrtojnë arsyet e fenomeneve të tilla të motit.
“Përmbytja dramatike në rajonin Marche, e cila ka shkaktuar shkatërrim dhe dhimbje në gjithë vendin, është prova tjetër se lufta për klimën meriton të njëjtën vëmendje si Covid-19 dhe lufta”, theksoi Papa për gazetën e përditshme ”Il Mattino”./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët