Lajme
Shkolla Verore për mësimin e gjuhës shqipe
Shkolla Verore në gjuhën shqipe dedikuar për fëmijët e mërgimtarëve
Shkolla Verore në gjuhën shqipe dedikuar për fëmijët e mërgimtarëve, të cilën Agjencia për Emigracion e organizon çdo vit, do të mbahet edhe sivjet, përcjell albinfo.ch.
Akomodimi i fëmijëve do të bëhet në një hotel në Ohër. Shpenzimet i mbulon Agjencia për Emigracion. Fëmijët duhet të jenë të moshës prej 12-16 vjeç. Mësimi do të zhvillohet një herë në ditë, paradite në kohëzgjatje prej një orë e gjysmë. Përveç mësimit klasik të gjuhës, do të mbahet edhe punëtori edukative, aktivitete sportive, ekskursione dhe vizita të vendeve më interesante në qytet. Udhëtimi deri në Ohër do të jetë në organizim të prindërve. Në Shkollën Verore mund të paraqiten 7 nxënës. Pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Agjencia për Emigracion, mësimdhënës të angazhuar për mësim, kujdestarë për nxënësit dhe mjekë. Për Programin dhe informata të tjera më të hollësishme do t’ju njoftojmë në vijim.
Ju lutemi pjesëmarrjen tuaj të konfirmoni në adresën elektronike si vijon: [email protected]
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











