Lajme
Shkollat në Mal të Zi anulojnë mësimin për shkak të kërcënimeve me bomba
Autoritetet malazeze të mërkurën anuluan mësimet në të gjitha shkollat në vend për shkak të kërcënimeve për pajisje shpërthyese dhe bomba.
41 shkolla morën mesazhe (email-e), sipas së cilave ishin vendosur pajisje shpërthyese në objekte shkollore, tha Ministria e Arsimit në Mal të Zi.
“Pas konsultimeve me drejtorët e shkollave, ne morëm vendimin për të pezulluar mësimin në të gjitha shkollat“, tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Bojan Knezheviç.
Dhjetëra oficerë policie u dërguan në shkolla për të kontrolluar për eksplozivë të mundshëm. Nuk ka pasur raportime të jetë gjetur ndonjë pajisje shpërthyese. Policia tha se po heton se kush i ka dërguar kërcënimet.
Drejtoria e Policisë bëri të ditur se po marrin masa sigurie në shkollat e disa qyteteve lidhur me raportimet për mjete shpërthyese të vendosura mëngjesin e sotëm, si dhe aktivitete për verifikimin e këtyre pretendimeve.
“Administrata e shkollave dhe personeli mësimor bashkëpunojnë me policinë dhe informojnë prindërit, ndërsa prindërit duhet të vazhdojnë komunikimin me stafin mësimdhënës dhe administratat e shkollave për të vazhduar procesin mësimor pas përfundimit të aktiviteteve policore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.
Përveç shkollave që kanë marrë njoftime për bomba të vendosura, një email me të njëjtin kërcënim ka mbërritur edhe në adresat e komunave Nikshiq, Tivar dhe Berane.
Presidenti Milo Gjukanoviç i cilësoi kërcënimet si një përpjekje për të destabilizuar Malin e Zi përpara se të zgjedhet qeveria e re pro-perëndimore.
Zoti Gjukanoviç u bëri thirrje organeve kompetente shtetërore që të reagojnë urgjentisht ndaj raportimeve të fundit për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucionet arsimore dhe të tjera.
“Nuk duhet të lejojmë që procesi më i rëndësishëm i një shoqërie, siç është arsimi, tashmë i përballur me probleme në funksionim dhe një pandemi, të vuajë për shkak të atyre që synojnë të shkaktojnë emergjenca dhe të destabilizojnë vendin përpara zgjedhjes së një qeverie të re”, tha Gjukanoviç në Twitter.
Edhe i emëruari për kryeministër, Dritan Abazoviq, tha se policia duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe të kryejë të gjitha kontrollet dhe të inspektohen të gjitha objektet.
Edhe më 1 prill disa shkolla në Mal të Zi kanë marrë email me përmbajtje të ngjashme përmes postës elektronike. Drejtoria e Policisë, me atë rast bëri të ditur se është konstatuar se emailet janë dërguar nga serverët e ndodhur jashtë vendit dhe se po punohet për identifikimin e personave që i kanë dërguar.
Shteti i vogël ballkanik sfidoi Rusinë në vitin 2017 kur iu bashkua NATO-s. Mali i Zi ishte aleati kryesor perëndimor në Ballkan dhe ka mbështetur Ukrainën gjatë pushtimit të saj nga Rusia.
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike














