Shkurt.ch
Shkollat e Bazelit ngushëllojnë familjen e vogëlushit të vrarë
"Djaloshi ka rënë viktimë e një dhune të pabesueshme. Mendimet tona janë me familjen e shumëvuajtur dhe të afërmit tjerë”, thuhet veç tjerash në letër
Pesë ditë pas vdekjes së Iliasit 7 vjeçar, si pasojë e therjes nga gruaja 75 vjeçe, Angela N. në Bazel, shkolla në të cilën mësonte i ndjeri, i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, shkruan agjencia zvicerane e lajmeve SDA.
“Të pa fjalë dhe të tronditur thellë e kemi marrë njoftimin për vdekjen e nxënësit të klasës së parë, shokut të klasës dhe mikut”, thuhet në hyrje të shkresës së ngushëllimeve të publikuar sot nga bashkësia e shkollave publike të Qytetit të Bazelit, transmeton albinfo.ch. Djaloshi ka rënë viktimë e një dhune të pabesueshme. Mendimet tona janë me familjen e shumëvuajtur dhe të afërmit tjerë”, thuhet veç tjerash në letër.
Siç është shkruar tashmë, vrasja e përgjakshme e vogëlushit shqiptar ka tronditur shqiptarët dhe Zvicrën dhe ka bërë jehonë të madhe në opinion, ndërsa në marshin e zisë, të mbajtur të shtunën rrugëve të qytetit të Bazelit kanë marrë pjesë mijëra veta, shkruan albinfo.ch. Marshuesit janë ndalur pikërisht në oborrin e shkollës ku ka ndjekur mësimet Iliasi dhe aty janë mbajtur fjalime me të cilat është shprehur dhimbja për vogëlushin e vrarë dhe solidarizimi me familjen etij.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













