Sport
Shkarkohet trajneri i Shaqirit

Mark Hughes është shkarkuar nga posti i trajnerit të Stoke City, vetëm disa orë pas eliminimit të klubit në raundin e tretë të FA Cup nga skuadra që luan në League 2, Coventry, raportojnë mediat angleze.
Stoke City gjithashtu ka pasur një edicion mjaft të dobët në Premierligë, duke rrezikuar edhe mbetjen në elitë, përcjell albinfo.ch.
Hughes, 54-vjeçar, ka qenë në krye të Stoke Cityt për katër vite e gjysmë. Ai kishte zëvendësuar Tony Pulis në maj të 2013.
Pikërisht ishte Hughes i cili kishte këmbëngulur për yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri ta transferonte në skuadrën angleze.
Futbollisti shqiptar është një nga lojtarët kyç në këtë skuadër, derisa ka bërë të ditur se ndihet mirë në Stoke City dhe nuk mendon të ndërrojë ambient, të paktën për momentin.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor