Kosova
Shkarkohet Konsulli i Kosovës në Nju-Jork
Ai ka paralajmëruar padi për ministrinë
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Nju-Jork.
Lajmin e ka publikuar Konsulli i shkarkuar, Frymëzim Isufaj, i cili e ka cilësuar vendimin arbitrar, joligjor dhe politik, përcjell Albinfo.ch.
“Përveç ndërprerjes së parakohshme dhe të paarsyetuar të mandatit tim të rregullt, përmes vendimeve të paligjshme, dëshirojnë që të pamundësojnë edhe vazhdimin e marrëdhënies së punës si diplomat karriere në institucionin në të cilin kam shërbyer afërsisht në 10 vjetët e fundit”, ka shkruar Isufaj në Facebook.
Ai ka paralajmëruar padi për ministrinë.
“Për hir të mbrojtjes së kredibilitit të institucionit, si diplomat karriere, i cili i ka shërbyer një kohë të gjatë për institucionet e shtetit tonë, e të cilat janë ngritur me shumë mund e sakrificë, unë do ta respektoj këtë vendim pa komentuar motivin e nxjerrjes së tij. Megjithatë, betejën ligjore për të dëshmuar paligjshmërinë e këtij vendimi do ta vazhdoj tek institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të cilat besoj se do të jenë të pavarura në trajtimin e lëndës duke vendosur drejtësi në këtë çështje”, njoftoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









