Sport
Shkarkohet De Biasi
Skuadra e Alavesit ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin italian, Giani De Biasi, ish-përzgjedhës i Kombëtares shqiptare, shkruan albinfo.ch.
De Biasi synonte që këtë skuadër ta mbante në elitë, megjithatë, ka regjistruar gjashtë humbje në tetë ndeshje, dhe kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës spanjolle të mos jenë të kënaqur me të.
Në këto takime, skuadra e drejtuar prej De Biasit ka shënuar vetëm shtatë gola dhe ka pësuar 16 të tillë. Fatale për fatin e trajnerit italianë kanë rezultuar dy humbjet e fundit radhazi me Getafen dhe Eibarin.
Kjo, gjithsesi nuk është eksperienca e parë e De Biasit në kampionatin spanjoll, teksa ka drejtuar më parë edhe Levanten në sezonin 2007-2008. Edhe atëherë gjërat nuk i shkuan më mirë sesa tani: trajneri italian u shkarkua, ndërsa Levante zbriste nga kategoria në fund të sezonit.
De Biasi më vonë ka falënderuar tifozët për përkrahje, dhe lojtarët.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









