Lajme
Shitet libri më i shtrenjtë në botë
Mediat e huaja shkruajnë se një Bibël Hebraike 1100-vjeçare u shit nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s në Nju-Jork me shifrën kolosale të 38.1 milionë dollarëve, përcjell albinfo.ch.
Për shumë ekspertë, ky çmim është rekordi i të gjitha kohëve për një libër apo dorëshkrim që nuk ishte regjistruar kurrë më parë në një ankand.
“Kodi Sassoon”, u shfaq në treg për herë të parë mbi 30 vjet më parë, kur u ble nga ish-ambasadori i SHBA-së në Rumani, Alfred Moses. Ai dhe familja e tij e morën librin dhe ia dhuruan Muzeut Anu të Popullit Hebre në Tel Aviv.
Në këtë ankand librit iu deshën 4 minuta për të arritur në shifrën e 38 milonë dollarëve, duke kaluar në këtë mënyrë dhe Kodin e Lecesterit të Leonardos që u ble nga Bill Gates për 30 mln USD në vitin 1994.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










