Shqipëria
Shfaqja e fundit para se të largohet drejt Gjermanisë
Bashkëshorti i Manjolës punon prej një viti në Gjermani dhe sapo është aprovuar bashkimi familjar
Akrobatja 7-vjeçare e Cirkut Kombëtar të Shqipërisë, Kejsi po jep një nga shfaqjet e fundit, pasi në muajin prill ajo dhe familja do të vendosen në Gjermani, për të nisur një jetë të re.
“Unë atje do eci në jetë, pasi këtu nuk ka as palestër për të punuar. Po mësoj gjermanisht dhe besoj se do t’ia dal sa më mirë, bashkë me familjen”, tregon akrobatja e vogël, raporton “TCH”.
Keisi akrobacinë e ka në gjak, ndërsa mësimet nuk i bën si fëmijët e tjerë, përcjell albinfo.ch.
“Fëmija im këtu as nuk promovohet e as vlerësohet. Stërvitet 4 herë në javë nga 3 orë dhe duartrokitjet janë shpërblimi. Profesionistët thonë se ti ke një diamant”, thotë nëna e Kejsit, Manjola Bardhi.
Bashkëshorti i Manjolës punon prej një viti në Gjermani dhe sapo është aprovuar bashkimi familjar.
“Si gjithë shqiptarët e pashpresë dhe pa të ardhme për fëmijët, edhe ne do të ikim. Fëmija im nuk do të vuajë si unë”, shprehet nëna e Kejsit.
Manjola ka punuar që 12 vjeç, pasi babai i ndërroi jetë. Ka bërë disa kurse, së fundmi “Kujdestari për moshën e tretë”.
“Vetëm për t’u ushqyer mjafton kjo punë e madhe që unë kam bërë. Ne do ia dalim në Gjermani dhe shpresojmë që fëmijët tanë të shkëlqejnë, mbase duke i dhënë emër Shqipërisë nesër”, tregon Manjola.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











