CH-Ballkani
Shërbimi me taksi: Tirana më e shtrenjta në rajon
E krahasuar me rajonin, pas Tiranës, vjen Prishtina me çmimin mesatar për 1 km 1.50 euro, ndjekur nga Beogradi me 1.23 euro, Sarajeva 1.02 euro, dhe i fundit në listë, me çmimin më të lirë Shkupi 0.65 euro
Tirana qëndron në krye të listës së rajonit, për çmimin më të lartë të shërbimit të taksisë.
Referuar të dhënave të agjencisë “Numbeo” për vitin 2017, çmimi mesatar i shërbimit taksi për 1 km në Tiranë kushton 1.87 euro.
E krahasuar me rajonin, pas Tiranës, vjen Prishtina me çmimin mesatar për 1 km 1.50 euro, ndjekur nga Beogradi me 1.23 euro, Sarajeva 1.02 euro, dhe i fundit në listë, me çmimin më të lirë Shkupi 0.65 euro, shkruan ‘Monitor’.
Në Shqipëri vitet e fundit janë shtuar kompanitë që ofrojnë shërbimet taksi, kundrejt vetëm shërbimeve individuale që kanë ekzistuar dikur, përcjell albinfo.ch.
Nga një kërkim i thjeshtë në Google, të rezultojnë 6 kompani të tilla, pa hulumtuar ende më tej. Shërbimi taksi, ndonëse i shtrenjtë sikurse pohojnë një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës, kërkohet më tepër. Arsyet kryesore lidhen me kërkesat për të lëvizur shpejt në një moment të caktuar si formë urgjence, për të shmangur trafikun me mjetin personal, mungesa e gjetjes së vendeve të parkimit, lëvizja e shpejtë në ditët me mot të ftohtë ose me shi etj.
Një ndër alternativat e përdorura vitet e fundit në Tiranë është biçikleta. Sipas shifrave të INSTAT, eksportet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike u rritën gjatë 2016-s me 12%, pas dy viteve me rënie.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











