Sport
Shënojnë Berishët
Besart Berisha ka shënuar 82 gola deri më tani në futbollin australian dhe është në ndjekje të rekordit të të gjitha kohërave në Australi
Dy futbollistë kosovarë, Besart Berisha dhe Bernard Berisha kanë shënuar për skuadrat e tyre respektive, shkruan albuinfo.ch.
Besarti ka shënuar për skuadrën e tij, Melboune Victory. Berisha, në minutën e 20-të, ka shënuar golin e parë në fitoren 1:2 të skuadrës së tij Adelaide United.
Me këtë gol sulmuesi kosovar, i cili ka luajtur më parë edhe për kombëtaren shqiptare, është afruar edhe më shumë drejt rekordit të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Australi. Ai tani numëron 82 gola duke qëndruar në vend të tretë, ndërkohë dy rekordmenët mbi të kanë shënuar 89 dhe 90 gola.
Gol realizoi edhe Bernard Berisha. Në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim tek Tomsk, Berisha ka shënuar golin e tretë në fitoren 3:0 të Anzhit. Ky ishte goli i tretë në Rusi për këmbëshpejtin kosovar.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









