Lajme

Shefi i Swatch-it: Marrëveshja doganore e bën Zvicrën të shantazhueshme

"Zvicra duhet të jetë e sigurt në vetvete dhe të tregojë se do të luftojë edhe kur trajtohet padrejtësisht", është shprehur më tutje Hayek

Norma më e ulët e tarifës e Zvicrës me SHBA-në, 15 për qind në vend të 39 për qind, sa ka qenë, është një përmirësim, por Zvicra e ka bërë veten të cenueshme ndaj shantazhit me marrëveshjen doganore, transmeton albinfo.ch. Kështu ka deklaruar Drejtori Ekzekutiv i kompanisë së madhe të orëve, Swatch, Nick Hayek, për Tagesschau të televizionit publik zviceran, SRF.

Zvicra duhet të jetë e sigurt në vetvete dhe të tregojë se do të luftojë edhe kur trajtohet padrejtësisht, është shprehur më tutje Hayek, transmeton albinfo.ch. Kjo nuk ka të bëjë fare me ideologjinë apo me të drejtën.

Hayek shprehu gjithashtu shqetësimin se Uashingtoni mund të bëjë kërkesa të mëtejshme. Në atë rast, të gjitha opsionet janë shteruar tashmë. Ata që janë përgjegjës në Zvicër “kanë dërguar tashmë të gjithë ata që sjellin dhurata”.