Ukraina
Shefi i NATO-s bën thirrje që të furnizohet me më shumë armë Ukraina
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, NATO u ka kërkuar sot shteteve anëtare që të konsiderojnë furnizimin me më shumë armatim për Ukrainën.
“I bëj thirrje aleatëve të bëjnë më shumë. Është në interesin tonë të sigurisë që të sigurohemi që Ukraina të mbizotërojë dhe (Presidenti rus Vladimir) Putin të mos fitojë”, tha ai.
Stoltenberg tha se është e rëndësishme që Ukraina të merr municion të mjaftueshëm për sistemet tashmë të vendosura, duke shtuar se nevoja ishte “shumë e madhe”, raporton skynews.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u kërkoi udhëheqësve perëndimorë një gamë të gjerë armësh dhe sistemesh të mbrojtjes ajrore për të përballuar pushtimin rus.
Gjithashtu, SHBA javën e kaluar ndau gati dy miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, i cili ofron mbrojtje kundër aeroplanëve, raketave lundruese dhe balistike.
Stoltenberg këmbënguli se mbështetja ushtarake për Ukrainën ishte mënyra më e shpejtë për të arritur paqen.
“Ne e dimë se shumica e luftërave përfundojnë në tryezën e bisedimeve – ndoshta edhe kjo luftë – por ne e dimë se ajo që mund të arrijë Ukraina në këto negociata varet nga situata ushtarake”, tha ai.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











