Ukraina
SHBA, paketë të re ndihme prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën
Zyrtarë ukrainas njoftuan se Rusia goditi me raketa dhe dronë Kievin dhe Odesan në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Sipas tyre, trupat ruse sulmuan Kievin duke përdorur armatime dhe raketa të llojit “Shahed”, por të gjithë dronët u shkatërruan.
Komanda ushtarake në jug të Ukrainës tha se 12 nga 15 dronët që u lëshuan në Odesa janë shkatërruar. Tre prej tyre goditën një kampus universitar, por nuk pati viktima.
Kremlini pretendoi të mërkurën se Ukraina lëshoi dy dronë në rezidencën e Presidentit Vladimir Putin, të cilët u asgjësuan nga mbrojtja elektronike e Kremlinit.
Zyrtarët ukrainas thanë se qeveria e Kievit nuk kishte të bënte me asnjë sulm me dron ndaj Kremlinit.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara njoftuan dje një paketë të re ndihmash prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën. Ndihmat përfshijë sasi më të mëdha me armatime për artilerinë dhe raketa për sistemin e artilerisë “HIMARS”, në prag të një ofensive të pritshme nga Ukraina./VOA
Opinione tjera
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










