Kosova
SHBA mirëpret qeverinë e re palestineze
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur formimin e një qeverie të re të autonomisë palestineze, duke sinjalizuar se po pranon përbërjen e rishikuar të kabinetit si një hap drejt reformës politike palestineze, raporton Associated Press, përcjell albinfo.ch.
Administrata Biden ka bërë thirrje për “rigjallërimin” e Autoritetit Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor me shpresën se ai mund të administrojë gjithashtu Rripin e Gazës pasi të përfundojë lufta Izrael-Hamas, transmeton Klankosova.tv.
Në një deklaratë të premten vonë, AP raporton se zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Matthew Miller, tha se ShBA pret të punojë me grupin e ri të ministrave “për të ofruar reforma të besueshme”.
“Një AP e rigjallëruar është thelbësore për të dhënë rezultate për popullin palestinez si në Bregun Perëndimor, ashtu edhe në Gaza dhe për krijimin e kushteve për stabilitet në rajonin më të gjerë”, tha Miller.
Autoriteti Palestinez administron pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Ajo drejtohet nga presidenti palestinez, Mahmud Abbas, i cili nuk është përballur me zgjedhje për gati dy dekada.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









