Ukraina
SHBA: 275 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
Presidenti amerikan, Joe Biden, autorizoi të premten një ndihmë të re ushtarake prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën, duke ofruar armë të reja kundër dronëve dhe ato të mbrojtjes ajrore, thuhet në njoftim të Shtëpisë së Bardhë.
Ndihma e re përfshin gjithashtu municion për armët e artilerisë së rëndë, “HIMARS”, të prodhuara nga kompania Lockheed Martin, automjete ushtarake “Humvee” dhe rreth 150 gjeneratorë, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Kjo është hera e 27-të që përdoret Autoriteti presidencial për Ukrainën, i cili lejon Shtetet e Bashkuara të transferojnë pajisje dhe armë nga rezervat e saj me shpejtësi dhe pa miratimin e Kongresit në përgjigje të një emergjence.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se pajisjet ishin “nisur” drejt Ukrainës.
Por, nuk ka shumë detaje për dy sisteme, ato të “armëve të mbrojtjes ajrore” dhe “sistemet kundërajrore pa pilot”, që duket se do të jenë kapacitete të reja për Ukrainën.
Rritja e sulmeve me raketa të Rusisë në Ukrainë pjesërisht ka për qëllim të pakësojë arsenalin kundërajror të Kievit dhe të arrijë dominimin ajror mbi vend, tha një zyrtar i lartë i Pentagonit në nëntor.
Për t’iu kundërvënë këtyre sulmeve, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sisteme të sofistikuara kundërajrore “NASAMS” në Ukrainë, të cilat kanë filluar të përdoren në javët e fundit.
Uashingtoni njoftoi më parë se po dërgonte katër sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, “Avenger”, dhe raketa interceptuese “HAWK”.
Aleatët e Shteteve të Bashkuara kanë dërguar gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar atje rreth 19.3 miliardë dollarë në ndihma ushtarake./VOA
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










