Lajme
SHBA, kundër pasaportës së vaksinës
Përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?
Administrata e Presidentit Joe Biden ka thënë se nuk do të përfshihet në sistemin kombëtar për “pasaportën e vaksinimit”, duke ua kaluar barrën kompanive private për të zbatuar mekanizmat, që njerëzit të provojnë se janë të vaksinuar për udhëtime dhe aktivitete të tjera.
Por, përse amerikanët janë të ndarë për pasaportën dixhitale që do të tregonte nëse janë të vaksinuar apo jo?
Në stadiumin Yankee
Tifozët janë të kënaqur që më në fund po kthehen në stadiumin Yankee të Nju-Jorkut që nga tetori i vitit 2019, ndërsa fillon sezoni i ndeshjeve të bejsbollit. Para hyrjes në stadium, ata duhet të provojnë se nuk janë të infektuar. Një prej tyre është edhe Randy Leibowitz, tifoz i ekipit Yankee: “Tregova kartën e vaksinimit. Në të kundërt duhet të bësh testin,” thotë ai. Ditë më parë Nju Jorku u bë shteti i parë që ofron një pasaportë dixhitale vaksinimi, një aplikacion falas dhe një faqe interneti që provon se individi është vaksinuar ose ka rezultuar negativ nga testimi për koronavirus.
“Duhet respektuar privatësia e njerëzve dhe duhet të sigurohemi që sistemi është i saktë. Pa dyshim që duhet bërë më shumë, por mendoj se këto janë pjesë e zgjidhjes,” thotë Bill de Blasio, kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut. Kompanitë private në mbarë botën tashmë përdorin çertifikata dixhitale të vaksinimit në fusha si turizmi, argëtimi dhe industri të tjera. Disa vende, përshi Kinën dhe Izraelin, kanë krijuar sisteme zyrtare mbarëkombëtare. Amerika nuk pritet që të ndjekë këtë metodë. “Nuk do të ketë sistem të centralizuar federal me të dhënat e vaksinimit dhe nuk do të ketë asnjë mandat federal që kërkon që të gjithë njerëzit të jenë të pajisur me një çertifikatë vaksinimi,” thotë Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Skeptikë për certifikatën
Certifikata e vaksinimit është çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Madje, disa guvernatorë republikanë kanë lëshuar urdhëra ekzekutivë që i ndalojnë ato në shtetet e tyre. “Amerikanët shpesh janë shumë skeptikë për idenë e çdo gjëje që vihet nën pushtetin e qeverisë federale. Ata thonë se ky lloj centralizimi bie ndesh me privatësinë ose lirinë”, thotë Jeffrey Bennet, profesor për shëndetin dhe komunikimin në Universitetin Vanderbilt. Administrata Biden po i nxit kompanitë private që të ofrojnë zgjidhjet e tyre, ndërsa do të japë udhëzime për të përmbushur standarde të caktuara, përfshi qasjen dhe përballueshmërinë.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër idesë së pasaportës së vaksinimit për udhëtime mes vendeve. Margaret Harris është zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Në këtë fazë nuk jemi të sigurtë që vaksina parandalon infektimin. Po ashtu ka shumë pikëpyetje të tjera, pa folur për diskriminimin kundër njerëzve që nuk janë në gjendje të vaksinohen për aryse të ndryshme”, thotë ajo. Ndërsa certifikata e vaksinimit mund të ndihmojë hapjen e bizneseve, ekspertët e shëndetit thonë se zgjidhja është vaksinimi i sa më shumë njerëzve. “Nëse mbi 80% e njerëzve vaksinohen, atëherë nuk duhet të shqetësohemi për pasaportën e vaksinimit”, thotë William Schaffner, profesor i politikave të shëndetit në Shkollën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt. Aktuliasht rreth 20% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht. Ndërsa hezitimi për të marrë vaksinën luan rol, sfida tani është arritja e imunitetit të tufës.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro












