Kosova
SHBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuara me situatën në veriun e Kosovës
Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja shprehën të mërkurën shqetësimin me tensionet në veriun e Kosovës, ndërsa u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë të punojnë për krijimin e një mjedisi për pajtim dhe qëndrueshmëri rajonale.
Në një komunikatë të përbashkët të zyrtarëve të DASH-it dhe BE-së u bëhet thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të zbutur pa kushte situatën dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet apo frikësimet.
“Ne po punojmë me presidentin (Aleksandar) Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti për të gjetur një zgjidhje politike për të zbutur tensionet dhe për të rënë dakord për rrugën përpara në interes të qëndrueshmërisë, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve lokale”, thuhet në komunikatë, në të cilën mirëpriten “garancitë e udhëheqjes së Kosovës që konfirmojnë se nuk ekzistojnë lista të qytetarëve serbë që do të arrestohen apo ndiqen penalisht për protesta/barrikada paqësore. Në të njëjtën kohë, sundimi i ligjit duhet të respektohet dhe çdo formë dhune është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”.
Shtetet e Bashkuara, thuhet më tej do të mbështesin punën e Bashkimit Evropian përmes Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili në përputhje me mandatin e tij “do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër të gjitha hetimet dhe procedurat pasuese për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përfshin, në veçanti, garancitë e gjykimit të drejtë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e barabartë për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë”.
Në komunikatë thuhet se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen krijimit të një mjedisi të favorshëm për pajtimin, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimit për të mirën e qytetarëve të tyre.
“Të gjitha detyrimet që dalin nga bisedimet duhet të zbatohen plotësisht dhe pa vonesë”, përfundon komunikata./VOA
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










