Lajme
SHBA heton rrjedhjen e informatave
Rrjedhja në rrjetet sociale e dokumenteve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën në Ukrainë, ishte tema kryesore e mediave botërore për javën që lamë pas, duke detyruar autoritetet amerikane të hapin një hetim të gjerë për mënyrën sesi ato dolën.
Përmbajtja e tyre ishte tepër sensitive dhe zbuloi edhe një herë aftësinë dhe shpërndarjen e rrjetit të spiunazhit të Amerikës në mbarë botën, duke treguar detaje se si SHBA vijon të infiltrojë agjentët e saj në vendet aleate.
Sipas Wall Street Journal, dokumentet, mes të tjerash, japin një pamje të qartë të kapacitetit ushtarak të shkatërruar të Kremlinit, si dhe në çfarë mase taktikat e spiunazhit të SHBA-së kanë depërtuar në makinën e luftës së Vladimir Putinit, madje dhe në rrethin e tij të ngushtë.
Koreja e Jugut, Izraeli, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar janë ndër aleatët që thuhet se SHBA-ja po i mbajnë gjithashtu nën survejim.
Megjithatë, ekspertët i frikësohen idesë se inteligjenca ruse tashmë ka të dhëna të qarta se çfarë di SHBA, duke pasur mundësi për të ndërprerë burimet e informacionit.
Zyrtarët i thanë gazetës se Pentagoni ka nisur një operacion të shpejtë për të bllokuar dokumentet e ndjeshme dhe ka paralajmëruar sanksione për këdo që i shpërndan ato në rrjetet sociale.
Megjithatë, skandali tashmë po përmendet si një nga shkeljet më të dëmshme të sigurisë kombëtare që mund të ketë implikime të mëtejshme në legjitimitetin e spiunazhit të SHBA-së në të ardhmen.
Sipas gazetës, një zyrtar i lartë i inteligjencës perëndimore tha se publikimi i këtyre dokumenteve mund të frenojë ndarjen e informacioneve të rëndësishme midis agjencive inteligjente, pasi besimi mbi bashkëpunimet e informacionit sekret mund të humbasë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












