Lajme
SHBA: Hakerët rusë, përgjegjës për shumicën e sulmeve kibernetike më 2021
Një program kompjuterik i pagesave i krijuar nga hakerët rusë është përdorur në tre të katërtat e të gjitha skemave të mashtrimit të raportuara nga një agjenci amerikane e krimit financiar në gjysmën e dytë të vitit 2021, thuhet në një analizë të Departamentit të Thesarit të publikuar të martën.
Në analizën e publikuar në përgjigje të rritjes së numrit dhe ashpërsisë së sulmeve me programe kompjuterike kundër infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara që nga fundi i vitit 2020, Rrjeti i Policisë amerikane për Krimet Financiare, FinCEN, tha se kishte marrë 1,489 dosje të këtyre llojeve të sulmeve me vlerë gati 1.2 miliardë dollarë në vitin 2021, një rritje prej 188% krahasuar me vitin paraprak.
Nga 793 incidente të sulmeve me programet “ransomware” të raportuara nga FinCEN në gjysmën e dytë të vitit 2021, 75% “kishin një lidhje me Rusinë, përfaqësuesit e saj ose personat që vepronin në emër të saj”, thuhet në raport.
Uashingtoni mban këtë javë një takim me zyrtarë nga 36 vende dhe Bashkimi Evropian, si dhe 13 kompani globale për të trajtuar kërcënimin në rritje të sulmeve kibernetike financiare dhe krimeve të tjera kibernetike, duke përfshirë përdorimin e paligjshëm të kriptomonedhave.
“Ne mund të zgjedhim një qasje krejtësisht ndryshe për sfidën e sulmeve me programet ‘ransomware’, dhe në disa raste, me mjete krejtësisht të ndryshme, por ne e dimë se këto lloje sulmesh kibernetike mbeten një kërcënim kritik në gjithë globin dhe vazhdon të jenë fitimprurëse për grupet kriminale”, u tha zyrtarëve Zëvendës Sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.
Programet “ransomware” mundësojnë bllokimin e të dhënave të viktimave, dhe më pas hakerët u ofrojnë atyre një fjalëkalim për zhbllokimin e të dhënave në këmbim të pagesave në kriptomonedha që mund të arrijnë vlerën e miliona dollarëve.
Një zyrtar amerikan të martën tha se Departamenti i Thesarit muajin e kaluar zmbrapsi sulmet kibernetike nga një grup hakerësh pro-rusë, duke parandaluar përpjekjen e tyre për ndërhyrje, një shembull, sipas tij, i një qasjeje më të fortë të departamentit ndaj sigurisë kibernetike të sistemit financiar./VOA
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












