Lajme
SHBA, Enea Lapa shpallet kampion absolut në BJJ
Enea Lapa është shqiptari i parë që u shpall kampion në BJJ.
Tashmë sportist i dëshmuar i shumë fitoreve dhe medaljeve radhazi, Enea Lapa, na bëri sërish krenar duke u shpallur kampion absolut në BJJ, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte kampionati botëror, njëherësh edhe si eventi kryesor i këtij viti. Enea e mbylli me shumë sukses, duke rrëmbyer medaljen e artë.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar lumturinë time të ngjarjeve të sotme, fitimin dhe daljen e kampionit të parë të botës shqiptare në BJJ dhe promovimin me rripin vjollcë në podium nga profesori im @jorgesantiagojj. Kjo ishte ëndrra ime për një kohë të gjatë dhe isha me fat duke qenë rreth njerëzve që besuan në mua, është shprehur Lapa.
Duhet theksaur se ky kampionat ishte i fundit për këtë vit, ndërkohë që vitin e ardhshëm Enea shprehet se pas një pushimi të nevojshëm, do të kthehet edhe më furishëm. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar
















