Lajme
SHBA e Rusia diskutojnë për armët bërthamore

Kanalet e komunikimit mes Uashingtonit dhe Moskës mbesin të hapura. Këtë e konfirmon këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan. Kjo vjen pas refuzimit të Shtëpisë së Bardhë për të mohuar raportimet se Sullivan ka udhëhequr bisedimet me Rusinë për të parandaluar përshkallëzimin bërthamor në luftën në Ukrainë.
“Ne kemi kanale për të komunikuar me Federatën Ruse në nivel zyrtarësh të lartë. Kemi komunikuar me ta kur ka qenë e nevojshme për të qartësuar keqkuptimet e mundshme dhe për reduktimin e rrezikut dhe mundësive të një katastrofe, si përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore”, tha Sullivan.
Këshilltari i presidentit Joe Biden shtoi se është në interes të SHBA-së për të mbajtur kontaktet me Kremlinin, por duke konfirmuar se e kishte shumë të qartë se me çfarë njerëzish kishte të bënte. Ndërsa televizionit NBC i tha se zyrtarë të lartë amerikanë u kanë treguar homologëve rusë kundërpërgjigjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara nëse përdoren armë bërthamore.
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €