Sport

Shaqiri shënon e asiston

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Marseilles, duke qenë lojtari i ndeshjes

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një përballje fantastike kundër Marseilles, në derbin e kampionatit francez.

Shaqiri ishte titullar dhe shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 76-të, ndërsa në minutën e 88-të asistoi për Dembele për 2:1, duke përmbysur rezultatin ndaj skuadrës marsejeze.

Xherdan Shaqiri ka dy gola e asistime për Lyonin këtë edicion. Pas ndeshjes është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës, duke marrë parasysh mungesat e shumta, ndërsa paska i befasuar që shënoi me kokë, por shtoi se ishte një gol i bukur.

https://gorilla.cdnja.co/v/5k/5K20p.mp4?token=-SPsXMZxFgBziPItqhvPNQ&expires=1643752866

https://video.twimg.com/ext_tw_video/1488629768010571776/pu/vid/1280×720/zMPxQeyJDvC8AbSj.mp4?tag=12