Sport
Shaqiri pa përgjigje për Kosovën

Futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri ishte për pushime në Shqipëri dhe Kosovë, megjithatë kur është pyetur për mundësinë që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, përgjigja e tij ishte “ka kohë”. Kështu është shprehur Shaqiri për “Koha Ditore” përcjell albinfo.ch.
“Para se të udhëtojë drejt Anglisë, kam disa punë në Zvicër me reklamat”, u shpreh Shaqiri, duke shtuar: “Kalova disa ditë edhe në Shqipëri. Kalova shumë mirë. Në Kosovë më shumë kam qëndruar me familjarët e mi të cilët sa herë që me jepet mundësia i vizitoj.
Ai thotë se Kosova është pjesë e pandashme e jetës së tij. “Në Kosovë kam lindur dhe sigurisht se më tërheq vendi. Në Kosovë e kam edhe një pjesë të madhe të familjes”.
Por, prindërit, vëllezërit e motrën i ka në Zvicër, vend të cilin e përfaqësoi edhe në kampionatin evropian “Franca 2016” që përfundoi të dielën. Mesfushori i lindur në Gjilan nga Kosova u largua pa ndonjë përgjigje nëse do ta përfaqësojë ende Zvicrën apo do të luajë për Kosovën në të ardhmen. Kosova është pranuar në UEFA dhe FIFA dhe së shpejti do të nis me ndeshje kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”. “Ka kohë”, tha shkurt Shaqiri.
Sipas rregullave, futbollistët vetë duhet të kërkojnë nga FIFA t’ua mundësojë ndërrimin e përfaqësueses. Deri më tash nuk është raportuar se dikush ka bërë këtë hap nga lojtarët kosovarë që luajnë për përfaqësueset evropiane.
Shaqiri me Zvicrën u eliminua në 1/8 e finales të “Euro 2016” pas humbjes me penallti nga Polonia. Shaqiri 24-vjeçar në minutën e 82-të të kohës së rregullt barazoi rezultatin në 1:1 me një gol të bukur ‘me gërshërë’ nga vija e 16-metërshit. Goli i mesfushorit të lindur në Gjilan mund të shpallet edhe më i miri i “Euro 2016”, por edhe në histori të gjithë evropianëve.
“Gjatë karrierës kam shënuar shumë gola të bukur, por ky i shënuar në evropian ishte më i miri. Shpresoj që të shpallet edhe më i miri i kampionatit. Por, edhe më i bukur do të ishte sikur ne të kualifikoheshim në çerekfinale”, ka thënë Shaqiri. Shaqiri provoi ta shënonte një gol të tillë edhe në ndeshjen e Grupit A ndaj Rumanisë. “Një gol të tillë tentova edhe kundër Rumanisë, por nuk e deshi”, ka theksuar Shaqiri.
Në Grup me Zvicrën, Rumaninë dhe Francën ishte edhe Shqipëria. “Paraqitja e Shqipërisë në tri ndeshjet ishte shumë e mirë. I mungoi vetëm fati të kalonte tutje. Më vjen mirë që pata rastin të luaj për herë të parë në evropian. Kam shumë shokë në kombëtaren e Shqipërisë”, ka thënë Shaqiri.
Gjilanasi me fanellën e ekipit “A” të Zvicrës luan që nga marsi i vitit 2010. Në 57 ndeshje ka shënuar 19 gola. Vlerësohet lider i Zvicrës. Ka marrë pjesë në dy botërorë me të dhe në një evropian.
Shaqiri pas punëve që i kanë mbetur t’i kryejë me sponsorët e tij në Zvicër, do të udhëtojë për në Angli. Ai ka bërë të ditur se nuk do të lëvizë nga Stoke City, ku luajti edicionin e shkuar.
“Premier League do të jetë shumë interesante dhe atraktive këtë vit. Unë do të përgatitem maksimalisht për t’i ndihmuar ekipit të arrij të përfundojë sa më lart në tabelë. Kam kaluar mirë në Stoke City. Kam luajtur rregullisht dhe besoj se do të jetë shumë pozitiv ky edicion për mua. Mezi pres të nisë kampionati”, ka thënë Shaqiri.
Ai me Stoke Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2020. Më herët ka luajtur edhe për Interin, Bayern Munichun e Baselin. Shpreson që në të ardhmen e afërt të luajë për ndonjë tjetër skuadër gjigante.
E-Diaspora
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano Mërgimtari 24 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Milano...
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
-
Mira Murati nga krijimi i Chat GPT e Open AI te Thinking Machines Lab
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve