Sport

Shaqiri me akademi të futbollit

Ari Shaqiri, vëllai i futbollistit të njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka njoftuar se ka hapur akademinë e futbollit “PrioSoccer”

 

Ari thotë se me këtë akademi synon t’ua mundësojë fëmijëve dhe të rinjve një mundësi të shpejtë për një karrierë të suksesshëm në futboll, shkruan albinfo.ch.

“Me kënaqësi ju njoftoj se unë pas përpjekjeve të shumta e kam realizuar ëndrrën time me hapjen e Akademisë së Futbollit “PrioSoccer”. Duke marrë pjesë në Akademinë apo “Shaqiri-Camp” dua që t’ua mundësojë fëmijëve dhe të rinjve perspektiv, një mundësi të shpejt për një karrierë të suksesshëm në futboll. Për më shumë informata klikoni në uebfaqen: www.priosoccer.com. Sinqerisht, Ari Shaqiri, Xherdan Shaqiri, Stefan Kohler”, thuhet në njoftimin e “PrioSoccer”.