Kosova
Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e gjysmë burg, familjarët e Agonis Tetajt të zhgënjyer me vendimin

Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar përsëri Shaban Gogajn me shtatë vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt.
Atij iu shqyrtua ky dënim për vrasje nga pakujdesia dhe armëmbajtje pa leje.
Në vitin 2019, vepra ishte rikualifikuar nga vrasje e rëndë me paramendim në vrasje nga pakujdesia, gjë që kishte nxitur edhe reagimin e familjes së Agonis Tetajt që kishin publikuar pamjet e rastit duke kërkuar kështu drejtësi për të birin.
Tashmë pasi është marrë vendimi i njëjtë sikur në gjykimin e parë, familjarët janë të zhgënjyer me vendimin e gjykatës.
“Unë nuk di ajo gjyqtare qysh e merr gjumi, qysh fle, qysh i këqyr fëmijët e vetë. Qysh e këqyrë fëmijën e vetë kur një dënim e ka dhënë me 7 vjet e gjashtë muaj, qysh mundet me kthye kryet e mi pa fëmijët e vetë e fëmijët Agonisi i ka lanë veç tri vjeç”, ka thënë tutje Nurie Tetaj, e ëma e Agonis Tetajt.
Prindërit e të ndjerit thonë që përmes avokatit të tyre do të apelojnë këtë vendim të shkallë së parë, derisa kërkojnë që të mos gjykohet në Pejë./Koha.net
E-Diaspora
-
Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet Bëhet e ditur se tani ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit të votave të diasporës në...
-
Edi Rama: Diaspora, pjesë e trenit të fitores
-
Ekspozita “Gjergji në Art” – një mozaik identiteti, arti dhe kujtese kombëtare
-
Liridon Lekaj fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci
-
199.824 vota nga Diaspora, vazhdon numrimi
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë