Sport
Sfidë e veçantë për dy trajnerët
“Pika e vetme e përbashkët është që shumë emigrantë të luftës u pritën nga Zvicra, që i dha mundësi sociale dhe që të ndërtonin një jetë”, deklaroi De Biasi
Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, në konferencën për media para ndeshjes me Zvicrën, ka thënë se Kombëtarja shqiptare është gati për të debutuar në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
“Jam shumë krenar që kam një grup lojtarësh që na dhuroi finalet e Evropianit, pas një grupi kualifikues ku edhe më optimisti mendonte për vendin e katërt. Por, nuk u dorëzuam asnjëherë, besuam shumë edhe sepse fituam ndeshjen e parë në Portugali, kundër ekipit lider në grup dhe kjo na dha besim. Në këto 4 vjet e gjysmë ekipi është rritur në mënyrë konstante edhe falë afrimeve të lojtarëve të rinj që luajnë në Gjermani, Itali”.
“Besoj që është thelbësore ta njohësh kundërshtarin edhe pse ndonjëherë kjo nuk mjafton. Më tepër të ndihmon njohja e limiteve të skuadrës tonë, të jemi të mirëorganizuar dhe të bëjmë atë që dimë. Besoj se ndeshja me Zvicrën nuk është vendimtare. Është sfida e parë dhe do të ishte mirë për ne, për lojtarët që ta nisnim mbarë. E rëndësishme është që të lexoj sinjalet që do të më japë skuadra, për ti kuptuar në mënyrën e duhur”.
“Taulanti është në formë shumë të mirë fizike dhe psikologjike, ashtu si edhe pjesa tjetër e ekipit. Jemi gati për të debutuar dhe duam ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shaqiri? Është një lojtar me shumë kualitet dhe që në çdo moment mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Do të jetë një ndër lojtarët nga të cilët do të kemi shumë kujdes gjatë ndeshjes”.
“Nuk është një derbi sepse jemi larg nga pikëpamja gjeografike. Pika e vetme e përbashkët është që shumë emigrantë të luftës u pritën nga Zvicra, që i dha mundësi sociale dhe që të ndërtonin një jetë. Por mentaliteti është krejt i ndryshëm. Zviceranët janë precizë dhe striktë në çdo gjë. Ndërsa ne, shqiptarët qëndrojmë edhe një orë e gjysmë në kafe. Kemi punuar në këtë pikë, por nuk mund ta ndryshojmë plotësisht mentalitetin e njerëzve, pasi do të ishte si të luftojë me mullinjtë e erës. Dy skuadrat do të përballen me respekt dhe në fund shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes
Ndërkohë, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, ka pohuar se 90 minutat e së shtunës do të tregojnë qartë që skuadra e tij është më e mirë se Shqipëria e De Biasit. “Do jetë një ndeshje e vështirë jo vetëm sepse luan Zvicra kundër Shqipërisë si një derbi i vogël, por edhe sepse është ndeshja e parë në këtë Kampionat Evropian. Të gjithë duan ta nisin me këmbën e mbarë kështu që edhe ne duam të tregojmë që jemi në rrugë të mbare dhe që jemi më mirë se Shqipëria”, u shpreh Petkoviq.
“Jo, jo sepse tek ne ka shumë lojtarë që kanë lindur në Zvicër ose që kanë ardhur nga Kosova apo Maqedonia dhe që nuk janë nga Shqipëria. Dhe në skuadrën tuaj ka shumë që janë nga këto vende, por njihen mirë, kemi edhe vëllezër që luajnë kundër njëri-tjetrit, janë rritur shumë në Zvicër. Duhet të jetë një festë futbollistike dhe të mbetet e tillë”, tha Petkoviq.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










