Lajme
Sërish protesta në aeroporte kundër ligjit të pensioneve në Francë
Bëhet e ditur se udhëtarët që fluturojnë brenda dhe jashtë Francës duhet të përgatiten sërish për greva në mbare vendin, të nxitura nga ligji i qeverisë për reformën e pensioneve, përcjell albinfo.ch.
“Nga mbrëmja e së dielës deri të martën në mëngjes priten anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e “Paris Orly” dhe “Paris Charles de Gaulle”, si dhe në Marsejë, Lion, Bordo, Nante, Toulouse, Nice dhe Beauvais”, njoftoi Autoriteti francez i aviacionit civil.
Vendimi i qeverisë, i nxitur nga presidenti Emmanuel Macron në mes të marsit, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 është kthyer tashmë në ligj.
Megjithatë, sindikatat po bëjnë sërish thirrje për protesta mbarëkombëtare dhe greve të hënën, që shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












