Kosova
Serbia nuk i lejon qeveritarët e Kosovës t’i vizitojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës
Lajmin për mosdhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, duke thënë se vizita shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar.
Serbia po vazhdon edhe më tej që mos t’i lejojë qeveritarët e Kosovës t’i vizitojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Një vizitë të tillë kishin dashur ta bënin në Luginën e Preshevës edhe zëvendëskryemimistri Besnik Bislimi, i cili është shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Por për një vizitë të tillë nuk ka dhënë leje Qeveria e Serbisë.
Siç raporton RTK, të dy këta zyrtarë të lartë të Kosovës, kanë pasur në plan të vizitojnë Luginës së Preshevës, pikërisht disa ditë para se në Bruksel të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së, përcjell Albinfo.ch.
Lajmin për mosdhënien e lejes për të hyrë në Serbi, e kanë konfirmuar për RTK-në, zyrtarë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës.
Sipas tyre, kjo vizitë nuk do të realizohet prandaj edhe shtyhet për një afat tjetër të papërcaktuar./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









