Jeta në Zvicër
Senatorja Géraldine Savary tërhiqet nga politika federale
Në një postim të saj në Facebook, deputetja e mirënjohur e kantonit Vaud në dhomën e lartë federale dhe mikeshë e komunitetit shqiptar, Géraldine Savary nuk paraqitet më në zgjedhjet e vitit të ardhshëm
Ajo ka qenë nën një trysni të madhe të medieve, vetëm e vetëm për dy udhëtime jashtë vendit që i kishte bërë me ftesë të një miliarderi suedez, edhe pse jo në kurriz të shtetit. Komentuesit e çmojnë këtë hap të kurajos së saj që të tërhiqet nga jeta politike federale, në kulm të karrierës politike që ishte duke e realizuar, përcjell albinfo.ch.
Po ju përcjellim arsyet që ajo i numëron:
Sot po e bëj publike se nuk do të jem kandidate për një mandat të ri në vitin 2019 në këshillin shtetëror. Për këtë vendim më është dashur shumë kohë, duke marrë parasysh angazhimet e mia, interesat e familjes time politike, gjithashtu edhe shëndetin tim. I pranoj gabimet e vlerësimit: Udhëtimet që kam bërë në Rusi, në Granada dhe kontributet e z. Frederik Paulsen në dy nga komisionet e mia të fushatës, në veçanti një shumë shtesë për raundin e dytë në vitin 2011 e kanë dëmtuar imazhin tim dhe atë të partisë sime. Me këtë rast unë e marr përgjegjësinë.
Sidoqoftë, duhet të them se pavarësisht se si kanë qenë këto gabime, kurrë nuk kanë pasur ndikimin më të vogël në idetë, qëndrimet, fjalimet apo votat e mia.
Unë nuk jam e gatshme për asgjë për karrierën time apo për një funksion. Të rëndësishme janë idetë dhe projektet. Sot, nën presion të vazhdueshëm, unë nuk jam më në gjendje të përballoj fundin e mandatit tim dhe gatishmërinë për një fushate të re zgjedhore.
Mendoj se në disa raste, kufijtë e respektimit të një personi janë kaluar. Pra, një gazetar nga RTS që më sulmoi me pyetje përderisa ai e dinte se po vuaja nga një operacion me anestezi.
Prandaj, preferoj të përqendroj energjinë time në disa shkaqe që janë veçanërisht të dashura për zemrën time, ndër të cilat është lufta për barazinë mes grave dhe burrave. Unë mbetem në dispozicion edhe për të gjitha betejat në favor të drejtësisë dhe solidaritetit siç e bëj për 25 vite, pavarësisht nga funksioni im.
Unë gjithmonë e dija se për mua do të ketë një jetë pas politikës. Ndërkohë, mezi po i pres muajt e ardhshëm për të ndarë më shumë beteja me ju.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











