Maqedonia
Sela: Do të jemi fitues absolut në zonën e 5-të
Bashkimi Demokratik për Integrim, në prezencë të një numri të madh të simpatizantëve dhe anëtarëve hapi shtabin zgjedhore komunal në qytetin e Ohrit.
Në hapjen e shtabit në Ohër pjesëmarrës ishin bartësi i listës në Zonën e 5-të zgjedhore, Ziadin Sela, Musa Xhaferi, si dhe koordinatorët e BDI-së në këtë zonë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Bartësi i listës, Ziadin Sela, tha se në këto zgjedhje nuk ka dy blloqe politike, por ka vetëm një bllok, e ai bllok është Fronti Europian.
“Çdo votë që e nxjerrim për Frontin Europian është votë që e shkëpusim prej VMRO- dhe Levicës, sepse ato nuk janë për ndryshimet kushtetuese. Është kusht i Bashkimit Europian që të hapen të gjitha kapitujt. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria këtë proces e çojnë paralel dhe duhet shumë shpejt të bëhemi pjesë e BE-së për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Sela.
Musa Xhaeri në fjalën e tij tha se ky Front është krijuar për të trasuar rrugën drejt Bashkimit Europian, duke shtuar se kundërshtarët politikë Ohrin nuk e kanë vizituar as si turistë.
“Bashkë me Ziadinin do të bëjmë fushatë demokratike në zonën 5. Kundërshtarët tanë Ohrin nuk e kanë vizituar as si turistë. Ata që pretendojnë të vijnë në pushtet, nuk ofrojnë program. Ohri do ta shpallë fitoren e Frontit Europian dhe në zonën 5 do të jemi fitues apsolut”, tha kandidati për deputet, Musa Xhaferi.
Të dy kandidatët për deputetë njëzëri theksuan se Fronti Europian ka kandidatin më të mirë për president, dhe këtë Bujar Osmani e ka dëshmuar duke udhëhequr në mënyrën më të mirë Ministrinë e Jashtme.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










