Kosova
Sekuestrohen 229 mijë euro false në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar në Prizren 458 bankënota të dyshimta 500 euroshe, në vlerë totale 229 mijë euro.
Fillimisht policia kishte ndalur një veturë rreth orës 23:15 të hënën në lagjen “Dardani”. Në veturë ishin tre persona, ndërsa te një nga ta u gjet sasi e vogël e marihuanës, përcjell albinfo.ch.
Më pas është ushtruar kontroll i hollësishëm i cili ka rezultuar me gjetjen e një bankënote në vlerë prej 500 eurosh tek i dyshuari i dytë, ka njoftuar policia që thotë se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për rrjedhën e hetimit dhe është kërkuar që të merret aprovimi nga gjykata për bastisjen e një shtëpie ku dyshohej për para të falsifikuara, përcjell albinfo.ch.
Pas sigurimit të autorizimit është kontrolluar një shtëpi në rrugën “Rrustë Kabashi” me ç’rast në cilësi të provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 458 bankënota 500 eurosh në vlerë 229000 euro.
Pas intervistës, i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026