Jeta në Zvicër

Schneider-Ammann: Zvicra vendi i mundësive

"Vendi ynë ofron mundësi të shkëlqyera", thotë presidenti i konfederatës zvicerane në fjalimin e tij në radio me rastin e 1 Gushtit.

Në dritën e dhunës së kohëve të fundit, Johann Schneider-Ammann, rekomandon të ruhet kohezioni i Zvicrës. “Ne duhet të mbrojmë lirinë dhe sigurinë tonë.”

1 Gushti është një ditë e mirë për t’i kujtuar mundësitë që ofron Zvicra, tha presidenti zviceran, Johann Schneider-Ammann në fjalimin e tij në radio SRF, përcjell albinfo.ch.

Shkollimi është baza e suksesit: Çdo fëmijë mund të zhvillojë aftësitë e tij në Zvicër. “Kush është formuar këtu, ka kushtet më të mira fillestare.”, thotë Schneider-Ammann.

“Kjo e bën Zvicrën të jetë vendi i mundësive.”

Më në fund pavarësia është zemra e Zvicrës, tha Schneider-Ammann.

“Ne duam të kontrollojmë vetë fatin tonë”

Megjithatë sa i përket pavarësisë ne jemi të hapur që të kemi raporte të mira me të gjithë botën. “Qasja bilaterale na lidh në një nivel me Bashkimin Evropian.”, tha Schneider-Ammann.

“Ne kemi nevojë më shumë se kurrë që të ruajmë bashkë lirinë dhe sigurinë tonë,” tha ai duke iu referuar  ngjarjeve të tmerrshme të dhunës që kanë ndodhur në muajt e fundit.”

“Vendi ynë ofron mundësi të shkëlqyera”, përfundoi Schneider-Ammann. “Le të jemi mirënjohës. Dhe mbi të gjitha, t’i shfrytëzojmë ato mundësi “.