Sport

Sadiku shënon për Vaduzin edhe ndaj BSC “Young Boys”

Javën e  njëzetetetë të Kampionatit futbollistik të Super Ligës zvicerane  e karakterizon fitorja e thellë e liderit në tabelën e klasifikimit FC Basel 1893 ndaj  FC St. Gallen   0: 7

Mysafirët nga Baseli që në minutën e 29-të kanë kaluar në epërsi 1:0 me golin e Renato Steffen, i cili  topin e pranuar nga Bjarnason e ka konkretizuar për mrekulli duke mposhtur lehtë portierin vendës Daniel Lopar.

Steffen i ardhur në FC Basel gjatë këtij sezoni nga SBC Yong Boys i Bernës në këtë takim ka shënuar tre gola duke dëshmuar cilësitë e tij prej sulmuesi të vërtetë.

Po ashtu nga radhët e futbollistëve të FC Basel me lojën e tij të bukur ka rënë në sy edhe Naser Aliji,i cili   në minutën e 64-të rezervistit  Calla i ka mundësuar shënimin e golit duke e shërbyer  saktë.

Sulmuesit mjaft efikas të FC Basel 1893 me aksionet e tyre të organizuara për mrekulli  i kanë sjellur në  pozitë  të vështirë mbrojtësit vendas  Angha  dhe Gaudino, të cilët në përpjekje për të evituar rrezikun  kanë tundur rrjetën e portierit të tyre duke  shënuar autogol. Në këtë ndeshje tejet dëshpëruese për lojtarët dhe publikun e  FC St. Gallen ka munguar mesfushori Albert Bunjaku, i lënduar.

Ndërkaq nga futbollistët me origjinë shqiptare në formacionin e palës kundërshtare kanë luajtur Taulat Xhaka e Naser Aliji. Aktivizimi i Aliji në pjesën e dytë të ndeshjes  ka qenë i qëlluar  sepse  Aliji edhe në minutën e 78-të duke i shmangur me lehtësi mbrojtësit kundërshtar e gjen në pozitë të volitshme për shënim sulmuesin Steffen, të cilit ia pason topin e ky me mjaft  gjakftohtësi e çon në rrjetën e portierit Lopar,duke ngritur rezultatin 0 :7. Kjo fitore me rezultat kaq të lartë e FC Basel 1893  ndaj FC St. Gallen në praninë e 15mijë shikuesve është treguesi më i mirë se kjo skuadër me plotë të drejtë  ndër vite gëzon primatin e skuadrës më të mirë në Zvicër.

SBC YONG BOYS i konsideruar para takimit me FC Vaduz favorit i sigurt ka hasur në një rezistencë jashtëzakonisht të fortë. Skuadra e Principatës së Lihtenshtajnit FC Vaduz,  sikur të kishte edhe pak më tepër fat  lehtë ka mundur të nxjerrë barazimin në Bernë në ballafaqim me SBC YONG BOYS-in.

Falë përvojës së gjatë të disa lojtarëve  SCB Yong Boys ka mundur me rezultatin e ngushtë 5:4 FC Vaduzin, të cilit  seriozisht ia ka zvogëluar shpresat për mbetje në grup me më të mirët e Zvicrës.

Sigurisht këtë humbje e kanë përjetuar rëndë edhe dy lojtarët nga radhët e FC Vaduz, Armando Sadiku e Albijon Avdijaj ,veçmas  Sadiku i cili në minutën e 42 të pjesës së parë është regjistruar në listën e golashënuesve duke mposhtur portierin vendas Yvon Mvogo.

Edhe Avdijaj i përfshirë në lojë në gjysmëpjesën e dytë është meritor për golin e shënuar nga bashkëlojtari i tij Stahel në minutën 76 të cilin e ka shërbyer ashtu si duhet e më pas ai  me gjuajtje precize e ka përfunduar në portën e Mvogës së pafuqishëm në këtë rast.

Serinë e rezultateve të favorshme e ka vazhduar FC Luzern , i cili si mysafirë në terrenin e tij  me rezultatin 0:1 e ka gjunjëzuar FC Zurich-in. Me Zurich-in gjatë gjithë kohës ka luajtur Burim Kukeli, kurse tek mysafiret si rëndom formë të kënaqshme ka treguar Jahmir Hyka. Mundësi për të treguar përgatitjen e tij  në radhët e FC Luzern, i është dhënë edhe Hekuran Kryeziut , të angazhuar në lojë që nga minuta e 77-të. Skuadra tjetër e Cyrihut FC Grasshopper nga udhëtimi në Sion është  kthyer duarthatë,ngase është mundur me rezultat 2:1. Në këtë takim nga mysafirët përfitues ka dalë  Munas Dabbur i cili në minutën e 54 ka shënuar golin e nderit,gol ky që e ka çuar  atë në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Super Ligës  së Zvicrës.

FC Lugano e gjendur në pozitë aspak të lakmueshme ka mundur FC Thunin 2:1 me çfarë  meritat për këtë fitore i takojnë  edhe mbrojtësit mjaft agil me origjinë  shqiptare Ezgjan Alioski, i cili me shërbimin e tij të shkëlqyer në minutën 23-të i mundëson sulmuesit  Donis,  shënimin e golit të avantazhit. Në këtë ndeshje për shkak të dy kartonëve të verdhë ka munguar qendërmbrojtësi  Frederik Veseli. Rezultatet e  dobëta nga ndeshjet e më hershme e lënë FC Luganon ,ende në pozitën e parafundit me vetëm tri pikë më shumë se i fundit FC Vaduz.

 

ARIF EJUPI