Lajme
Sa vjet i duhen Inteligjencës Artificiale për të kaluar atë humane?
Inteligjenca Artificiale do të marrë të paktën 10 vjet për të kapërcyer inteligjencën njerëzore, tha CEO i kompanisë kineze të teknologjisë Baidu, Robin Li, këtë të enjte në konferencën Vivatech në Paris.
“Për inteligjencën e përgjithshme artificiale (AGI) që do të ishte më e zgjuar se një njeri, do të duhen shumë vite të tjera. Shumë njerëz thonë se është e mundur në dy ose pesë vjet, unë besoj se është e mundur vetëm në më shumë se 10 vjet”, theksoi Lee.
Sipas tij, modelet më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale të sotme janë ende larg nivelit të inteligjencës njerëzore.
Siç raportohet nga CNN, CEO i Baidu është dukshëm më pak optimist për zhvillimin e AI sesa liderët e tjerë botërorë në këtë fushë.
CEO i Tesla-s, Elon Musk, deklaroi në fillim të këtij viti se AGI më i zgjuar se njerëzit do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2026, ndërsa kreu i Open AI tha se pret zhvillim të fortë AGI në të ardhmen e afërt.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













