Lajme
Sa vaksina janë dhënë në mbarë botën dhe cili shtet kryeson
Më shumë se 234.1 milionë doza vaksine janë administruar në të gjithë botën, shifër kjo e barabartë me 3.1 doza për çdo 100 persona
Ndërkohë që ka një hendek të thellë mes programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, me shumë prej tyre që nuk kanë administruar as edhe një dozë të vetme.
Sipas të dhënave, kryeson në botë Irzaeli, me gjithsej 7,957,787 ose ndryshe 52.5% të popullatës që e ka marrë një dozë vaksine dhe 37.1% që i ka marrë të dyja dozat. Izraeli, ndiqet nga Seychelles, që ka administruar 75 mijë vaksina, me 53.3 për qind të popullatës që ka marrë një dozë dhe 24.3 për qind që i kanë marrë të dyja dozat, transmeton TCH.
Më pas pasojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, me afro 6 milionë vaksinime, Britania e amadhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia. Vendi ballkanik ka administruar mbi 1,3 milionë vaksina me 12.7 përqind të popullatës që ka marrë të paktën një dozë dhe 7.3 për qind që i ka marrë të dyja dozat. Ndërsa dozat e vaksinës mbeten të shumëdëshiruara në të gjithë globin, pjesa më e madhe e vendeve i kanë fokusuar programet e tyre të imunizimit tek grupet prioritare, duke vaksinuar personat klinikisht vulnerabël, ata mbi moshën 60-70 e lart si edhe punonjësit e vijës së parë të frontit si mjekë dhe infermierë. Izraeli po e vaksinon popullatën më shpejt se çdo vend tjetër me 89.6 doza vaksine të administruara për çdo 100 persona, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ka një ndarje shokuese mes kontinenteve. Vendet më pak të pasura po shpresojnë tek programi Covax, që synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksine deri në fund të këtij viti.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












