Shqipëria
Sa shpenzojnë turistët në Shqipëri dhe sa shqiptarët në vende të huaja
Vetëm në katër muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë 1 milion persona, duke u rritur me 7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017
Rritja e fluksit të turistëve në muajt e parë të këtij viti ka sjellë dhe më shumë të ardhura prej tyre në ekonominë shqiptare.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e turistëve në Shqipëri ishin 331 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, me një rritje prej gati 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe shqiptarët nuk e kanë kursyer shumë dorën në udhëtimet jashtë vendit. Po sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e tyre në udhëtimet jashtë vendit arritën në 254 milionë euro, me rritje prej 12.3% me bazë vjetore, shkruan ‘monitor’.
Për shkak të rritjes me ritme më të larta të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, bilanci neto, pra paratë që mbeten në vend nga aktiviteti turistik ishte 78 milionë euro, nga 76 milionë euro në tremujorin e parë 2017, pra me një përmirësim minimal prej vetëm 2 milionë eurosh, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi, që prej vitit 2015, bilanci është pozitiv, ndërsa para kësaj periudhe ai ishte negativ, çka do të thotë se turistët që vinin në Shqipëri shpenzonin më pak sesa shqiptarët kur udhëtonin jashtë.
Vetëm në katër muajt e parë të vitit, në Shqipëri hynë 1 milion persona, duke u rritur me 7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në kahun tjetër, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në katërmujorin e parë 2018, është 1.563.003, duke u rritur 5,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe për vitin 2017, të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se si shpenzimet e shqiptarëve jashtë, ashtu dhe të të huajve në Shqipëri kanë arritur nivele rekord.
Të huajt kanë sjellë në Shqipëri rreth 1.7 miliardë euro, me një rritje prej 11.7% në krahasim me 2016-n. Fluksi më i lartë ka qenë në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 421 dhe 588 milionë euro, që përkon dhe me periudhën kulmore turistike (maj-shtator).
Në total kanë dalë jashtë vendit në formën e shpenzimeve të atyre që kanë udhëtuar, rreth 1.3 miliardë euro në 2017-n, me një rritje prej 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ashtu si dhe në rastin e të huajve, shpenzimet më të larta ishin në tremujorin e dytë dhe të tretë, përkatësisht me 341 dhe 407 milionë euro.
Bilanci neto, pra diferenca mes parave që hyjnë në Shqipëri nga të huajt dhe atyre që dalin nga shqiptarët jashtë, ka arritur në një rekord pozitiv prej 445 milionë lekësh.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












