Shqipëria
Sa paguan taksë një udhëtar në aeroportin e Tiranës?
Në këtë aeroport, në një vit lëvizin më shumë se 2.9 milionë pasagjerë, por në ambientet e tij, ndërtuar vite më parë, mungojnë ambientet e ngjashme me një aeroport tjetër evropian
Referuar kontratës koncesionare, rreth 40 euro është mesatarja e tarifave, që paguan një pasagjer që përdor Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, për çdo udhëtim me avion.
Plot 10 euro për person janë taksë kalimi, që i shkon buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 30 eurosh është e ardhur për koncesionarin, i cili ka hyrë në vitin e 15 të përdorimit.
Një biznes, që siç rezulton nga auditimi që i është bërë kontratës koncesionare për të gjithë jetëgjatësinë, nga “BDO Albania” për llogari të Qeverisë, ka rezultuar me fitime shumë më të larta sesa ishte parashikuar në skenarin fillestar.
Shuma mesatare 40 euro për çdo biletë udhëtimi duket larg shërbimeve që marrin pasagjerët. Kjo, duke marrë parasysh taksat që paguhen për të njëjtat shërbime në aeroportet e tjera të rajonit, apo me ato që kanë lidhje ditore me Rinasin, transmeton “TCH”.
Por, ndërkohë që të ardhurat në këtë aeroport janë të larta, shërbimi i dhënë ndaj pasagjerëve që lëvizin atje nuk ka pësuar përmirësim. Në këtë aeroport, në një vit lëvizin më shumë se 2.9 milionë pasagjerë, por në ambientet e tij, ndërtuar vite më parë, mungojnë ambientet e ngjashme me një aeroport tjetër evropian. Ngrohja nuk funksionon gjithmonë, ndërsa pasagjerët duhet të presin në këtë mënyrë për t’u larguar nga aeroporti.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













