Ekonomi
Sa i kushton Britanisë BREXIT-i
Muajt e fundit, shumë banka të mëdha e kompani sigurimesh kanë dhënë njoftime për ikje nga Britania
Procesi i daljes nga Bashkimi Evropian (BREXIT) i ka kushtuar deri më tani Britanisë 52 miliardë funte.
Në përllogaritje më të vogla, rezulton se kostoja është 26 miliardë në vit, apo 500 milionë sterlina në javë.
Këto janë përllogaritjet që ka bërë Qendra për Reforma Evropiane, një grup i specializuar për BE-në.
Por veç kostos për Britaninë, ka një shtet evropian që po përfiton më shumë nga ky proces.
“Ilsole24ore” sjell raportimet e mediave të tjera ekonomike dhe evidenton se në fakt Parisi, kryeqyteti i Francës, është ai që po përfiton më shumë nga ajo që po ndodh me Britani, transmeton ‘Scan’.
Muajt e fundit, shumë banka të mëdha e kompani sigurimesh kanë dhënë njoftime për ikje nga Britania dhe nga deklarimet e bankierëve është konstatuar se Parisi është më i preferuar kundrejt Frankurtit, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të një agjencie për promovimin e biznesit parisien, veç faktit se Parisi kthehet në qendër kontinentale për tregtinë, janë edhe 3500 vende pune direkte që krijohen ose transferohen në Paris falë “Brexit”.
Kjo shifër bazohet te njoftimet e punës të bëra tashmë nga grupet bankare apo kompanitë e sigurimit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











