Lajme
Sa herë vizitoheni te mjeku në Zvicër
Në vitin 2017, një banor zviceran mesatarisht vizitoi një profesionist mjekësor 4.32 herë, sipas të dhënave të publikuara kohët e fundit nga Eurostat
Vetëm banorët e Danimarkës (4.30), Suedisë (2.77) dhe Qipros (2.09) janë vizituar më rrallë te mjeku. Numri mesatar i vizitave nëpër ato vende evropiane me të dhëna të vitit 2017 ishte 6.84, përcjell albinfo.ch.
Vendet me frekuencën më të lartë ishin Hungaria (10.9), Sllovakia (10.9), Gjermania (9.9), Lituania (9.5) dhe Lihtenshtajni (9.0).
Përkundër sistemit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor të Zvicrës, për shumë njerëz, vizita te mjeku kushton para. Deri në një nivel të caktuar, banorët e Zvicrës duhet të paguajnë 10% të kostos së shpenzimeve mjekësore.
Shifrat janë numri mesatar i konsultave që njerëzit kanë me një mjek dhe përfshijnë konsulta në zyrën e mjekut, në shtëpinë e pacientit, ose në departamentet jashtë-pacientit të spitaleve ose qendrave ambulatore të kujdesit shëndetësor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













