Jeta në Zvicër
Sa fitojnë në Zvicër?
Në krye të listës që marrin paga më të larta janë përfaqëuesit e misioneve diplomatike
A doni të dini se çfarë pagash marrin miqtë tuaj?
Pulikimi i pagave së fundi për vitin 2018, me shifra pothuajse në 1000 faqe siguron informacion mbi pagën minimale për 9600 profesione në Zvicër.
Në krye të listës që marrin paga më të larta janë përfaqëuesit e misioneve diplomatike. Shefi i misionit në Departamentin Federal Zviceran të Punëve të Jashtme meriton pagë të paktën 13,555 franga në muaj. Pas diplomatëve vijnë kontrollorët e trafikut ajror dhe shefat e mjekëve me 13,106 dhe 12,888 franga.
Paga minimale: shofer taksie
Në fund, në këtë krahasim janë shoferët e taksive. Paga minimale mujore e tyre është 3200 franga – nga viti i dytë i punësimit. Që nga viti 2006, kjo pagë ka rënë me më shumë se 15 për qind.
Paga minimale nuk është vetëm mes shoferëve të taksive nën shifrën e diskutuar shpesh prej 4000 frangash. Mirëmbajtësit (3422 franga), roja (3500 franga) dhe fermerët (3800 franga) kanë paga relativisht të ulëta, shkruan albinfo.ch.
Mësuesit fitojnë më shumë
Ata që punojnë për shtetin ose në një industri të dominuar nga shteti duhet gjithashtu të jenë të kënaqur për një rritje relativisht të madhe të pagave. Për mësuesit e shkollave fillore paga minimale është rritur me 36.4 për qind gjatë 12 vjetëve të fundit, një rritje mesatare. Ngjashëm me mësuesit, duket të jenë edhe infermierët.
Libri i pagave publikohet nga Zyra për Punë dhe Ekonomi e kantonit të Cyrihut. Për të marrë të dhënat më të sakta, autori Jean-Marc Jung punon gjatë gjithë vitit, siç thotë ai për 20 minuta.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










