Shkurt.ch
Sa është i shtrenjtë menaxhimi i pasurisë në Zvicër?
Klientët e bankave në Zvicër nuk janë të prirur për t’u transferuar në një kompani tjetër, e cila mban kostot e larta në industrinë e menaxhimit të pasurisë, tregoi një studim. UBS është më i shtrenjtë se të tjerët, përcjell albinfo.ch.
Tarifat e larta të ngarkuara nga bankat zvicerane ndikojnë tek njerëzit “e zakonshëm”, ashtu edhe te të pasurit. Tarifat e ngarkuara nga menaxherët e pasurisë zvicerane mbeten të larta, sipas një studimi të përpiluar nga Moneyland.ch. Niveli i tarifave në bankën zvicerane qëndron në lidhje të ngushtë me ngurrimin e klientëve për të ndryshuar bankën e tyre: vetëm 12 për qind e klientëve të menaxhimit të pasurisë të anketuar nga Moneyland.ch konsiderojn që mund të lëvizin në një bank tjetër, përcjell albinfo.ch.
Studimi shqyrtoi kostot e menaxhimit të pasurisë zvicerane si në lidhje me mandatet e menaxherëve të pasurisë, ashtu edhe për shërbimet këshilluese të investimeve. Autorët përfshinin të gjitha bankat e mëdha zvicerane universale dhe kantonale.
Kostot shtesë jo të përfshira
Mandati i menaxhimit të pasurisë për gjysmë milioni franga zvicerane (500,000 dollarë), me përqindjen më të lartë të aksioneve në portofol, mesatarisht kushton 7,000 franga, ose rreth 1,4 përqind në vit. Për një milion franga, klientët paguajn mesatarisht 13,700 franga ose 1,37 përqind.
Zgjedhja e shtrenjtë
UBS, banka më e madhe e Zvicrës dhe paketa e saj «Manage Advanced» është ndër më të shtrenjtat në menaxhimin e pasurisë zvicerane, sipas studimit. Klientëve u paguajnë 4,375 franga për menaxhimin e 250,000 frangave.
Për një shumë më të madhe duhet të paguajnë 5,000 franga.
Për një milion franga në pasuri dhe nëse zotëron aksione, klientët e UBS paguajnë 18,500 franga në vit. Konkurenti më i lirë paguan rreth 5.000 franga, më pak se një e treta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar














