Jeta në Zvicër
Sa është e shtrenjtë jeta në Zvicër?
Në vitin 2016, jeta në Zvicër ishte 68 % më e shtrenjta se mesatarja e BE-së
Të dhënat e fundit të publikuara, tregojnë çmimet e shtrenjta që janë në Zvicër, për dallim nga vendet tjera të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Ushqimi, veshmbathjet, akomodimi, kujdesi shëndetësor, transporti, arsimi dhe shpenzimet tjera të rregullta, janë shumë më të shtrenjta në Zvicër, sesa në pjesën tjetër të Evropës, shkruajnë mediat vendase.
Në vitin 2016, jeta në Zvicër ishte 68 % më e shtrenjta se mesatarja e BE-së. Të vetmet shtete tjera të afërta me Zvicrën ishin Islanda (54 %), Norvegjia (49%) dhe Danimarka (41%), tre vende jashtë eurozonës.
Vendet tjera si Italia, Gjermania, Franca dhe Austria, ishin vetëm pak më shumë se mesatarja e BE-së dhe shumë më e lirë se Zvicra.
Fushat ku Zvicra ishte jashtëzakonisht më e shtrenjtë se vendet e BE-se ishin: ushqimi (1.8x me mesataren e BE), shëndetësia (2.1x), arsimi (2.3x) dhe akomodimi (1.8x). Kategoria më e shtrenjtë nën ushqim ishte mishi (2.5x) dhe nën shëndetin ishte shërbimi spitalor (2.7x).
Çmimet e ushqimeve ishin shumë më të ulëta në vendet fqinje. Italia (-35%), Gjermania (-38 %), Franca (-35 %) dhe Austria (-28%).
Çmimet në Zvicër dallojnë nga pjesa tjetër e Evropës, sidomos gjatë dhjetë viteve të fundit, për shkak të rritjes së frangës zvicerane.
Në vitin 2006, Zvicra ishte 28% më e shtrenjtë se mesatarja e BE-së. Nga larg, pagat zvicerane shihen si mjaft tërheqëse, megjithatë, lehtë mund të gëlltitet nga faturat e larta dhe jeta e shtrenjtë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











