Lajme
Rumania përgatit veprime ligjore kundër bllokadës së Austrisë për Shengen
Nëse Austria kundërshton pranimin e Rumanisë në Zonën Shengen të BE-së në mbledhjen e Këshillit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme (JAI), Rumania ka të drejtë të kundërshtojë vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Kështu ka deklaruar Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu.
Ai po pret mbledhjen e Këshillit në dhjetor, kur çështja e pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në Shengen do të sillet sërish në tryezë.
Dhe nëse Vjena përdor veton pa arsye, Ciolacu do ta apelojë vendimin.
“Ne duhet të presim për JAI në dhjetor. Nëse mbetemi në logjikën në të cilën Austria përdor të drejtën e vetos pa justifikim, rezervoj të drejtën të kundërshtoj vendimin e Austrisë në Gjykatën e Lartë”, ka thënë Ciolacu.
Ai e ka konsideruar të pajustifikuar pozicionin aktual të Austrisë, duke vënë në dukje se Rumania dhe Bullgaria i kanë plotësuar të gjitha kushtet teknike për më shumë se dhjetë vjet.
Po ashtu ai ka shprehur besimin se do të gjendet një mënyrë që Rumania dhe Bullgaria të mos mbahen më në qoshe, duke theksuar se kjo nuk është kërkesë e të dyja vendeve ballkanike, por thjesht e drejtë.
“Unë mbaj mendimin tim se është krejtësisht e gabuar të vihen interesat dhe politika e brendshme para interesave të një Evrope të tërë në një kohë kur solidariteti ka më shumë rëndësi”, ka shtuar Ciolacu.
Paçka plotësimit të të gjitha kërkesave të nevojshme, Austria vazhdon të qëndrojë kundër zgjerimit të mëtejshëm të zonës pa kufij, duke pretenduar se për sa kohë sistemi Shengen nuk funksionon, nuk ka kuptim të zgjerohet më tej.
Në fillim të këtij viti, Ministria e Brendshme e Austrisë ka bërë me dije se qëndrimi i Austrisë mbetet i njëjtë lidhur me këtë çështje./ SchengenVisaInfo.com
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











